I morën 9700 euro, kush është gjermania që fundosi Call Center-at në Shqipëri

Prej disa ditësh në Shqipëri SPAK ka nisur hetimet mbi Call Centerat në Shqipëri dhe pikënisja ishte një mashtrim i ndodhur në Gjermani.

Një nga shtetaset gjermane e cila ka rënë pre e call center-ave në Tiranë quhet Janet Schafer, 28 vjeçe, nga Karl Marx Stadt, me banim në Damschkestra Be 18.

Në letërporosinë e dërguar nga Prokuroria Gjermane thuhet se shtetasve gjermanë iu janë marrë shuma të majme parashë dhe nuk iu janë kthyer më.

Qytetarët e vendeve të BE-së i kanë dërguar në llogaritë offshore të “Call Center”-ave me bazë në Shqipëri duke besuar se po investonin ne bursa, forex apo në monedha virtuale

Pritet marrja në pyetje nga Policia e tre dëshmitarëve, i pari nga një kompani celulare, në një prej zyrave në Kashar të Tiranës, i dyti nga një prej zyrave në te “Kodra e Diellit”, në Rrugën e Jaseminëve dhe i treti në zyrën në rrugën “Ismail Qemali”, në Tiranë.

LETERPOROSIA NGA GJERMANIA

“Zyra jonë po kryen një hetim paraprak kundër një personi të panjohur, të akuzuar si i dyshuar për mashtrim në përputhje me Seksionin 263 (1) të Kodit Penal gjerman, i cili bazohet në faktet e mëposhtme: Autorë të panjohur tërheqin vëmendjen e klientëve të mundshëm duke reklamuar investime të pre tenduara në kriptomonedhë. Duke vepruar kështu, autorët e panjohur premtojnë fitime të larta nga fondet e depozituara.

Pasi të jetë kryer kontakti, autorët e panjohur i nxisin palët e dëmtuara të transferojnë para në llogaritë bankare në Gjermani dhe shtete të tjera, në të cilat autorët e panjohur mund të kenë akses direkt ose përmes të ashtuquajturve agjentë financiarë. Në disa raste, autorët e panjohur gjithashtu kryejnë transfertat vetë, nëse palët e dëmtuara i lejojnë të kenë akses në kompjuterët e tyre, për shembull përmes softuerit ‘Anydesk’. Ndonëse palët e dëmtuara besojnë se autorët e panjohur do të investojnë paratë e tyre në kriptomonedhë, autorët synojnë t’i mbajnë paratë ose kriptomonedhat për vete.

Si rregull shumat e depozituara nuk kthehen kurrë. Në periudhën nga nëntori 2020, deri në janar 2021, Janet Schefer, e cila u mashtrua në këtë mënyrë, transferoi shumën totale prej 9700 euro. Paratë nuk u kthyen. Paratë u transferuan në llogaritë lituaneze. Këto llogari u aksesuan nga adresa të ndryshme IP të disa kompanive telekomunikacioni, për të cilat kërkojmë të dhënat e inventarit” /albeu.com/

 


Shtuar 3.11.2021 11:25