Edi Rama "ballë për ballë" me kryeministrin e Serbisë
Pëlqej
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë njohur "tronditje" të mëdha në kohë të ndryshme, për shkak të luftës të vazhdueshme të Beogradit kundër shqiptarëve të Kosovës, e cila kulmoi në vitet 1998-1999.

Megjithë këto tronditje mes dy vendeve ballkanike, duket se gjërat mund të marrin më në fund kthesë dhe të kthehen në "normalitet".

Edi Rama do ta vizitojë Beogradin më 22 tetor, shkruan Tema.

Para se ta kryejë këtë vizitë, Rama e takoi Vuçiçin gjatë kohës që po qëndron në Kinë.

Edhe Aleksandër Vuçiç ndodhet në Pekin me ftesë të liderëve vendas. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori