Kryeministri i Pakistanit: Në Kashmir mund të përsëritet Srebrenica
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka paralajmëruar mundësinë e një masakre të re dhe spastrimit etnik të myslimanëveKashmir.

Ai për këtë kujtoi atë që kishte ndodhur 24 vite më parë në Srebrenicë, ku myslimanët u masakruan nga forcat serbe.

“A do të vëzhgojë bota në heshtje masakrën dhe spastrimin etnik të myslimanëveKashmir, ashtu siç bëri me Srebrenicën,” pyeti Khan në Twitter.

“Dua të paralajmëroj bashkësinë ndërkombëtare që nëse lejohet të ndodhë, ajo do të ketë pasoja të rënda dhe do të provokojë reagime në botën myslimane duke shkaktuar radikalizëm dhe cikle dhune”, tha ai.

Në gusht India i hoqi rajonit të Kashmirit autonominë duke bërë që tensionet mes Pakistanit dhe Indisë të rriten.
Shtuar më 16/08/2019, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori