Kryeministri Haradinaj priti komitetin e grave të verbra
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësueset e Komitetit të graveverbraKosovës, të prira nga Bajramshahe Jetullahu. .

Ato e uruan përzemërsisht Kryeministrin për përgjegjësitë e reja, duke ia përmendur faktin se edhe në 100-ditëshin e mandatit të parë të tij në krye të Qeverisë së vendit, ai i kishte pritur ato, dhe që nga atëherë trajtimi i tyre ka mbetur i pandryshuar.

Gratë e verbra thanë se nuk kanë kërkesa të mëdha pos zbatimit të ligjeve që rregullojnë aftësimin e graveverbra për përdorimin e Alfabetit Brail si dhe punësimin e tyre aty ku ka mundësi.

Kryeministri Haradinaj e ka lutur ministrin e MPMS, Skënder Reçica
që ta marrë përsipër trajtimin e kësaj teme, ndërsa ministri është zotuar se kërkesat e graveverbra nuk do të rrinë gjatë mbi tavolinën e tij, porse do të adresohen për zgjidhje.
Shtuar më 07/10/2017, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori