Kryeministri grek: Kosova po i hedh zjarrit benzinë
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, nuk i ka mirëpritur vendimet e fundit të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë taksën e vendosur ndaj produkteve serbe e boshnjake dhe krijimin e ushtrisë.

Për këto dy vendime, Tspiras ka thënë se janë veprime të papranueshme.

Ai gjatë një takimi në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka vlerësuar se me këto veprime Prishtina po i hedh ‘benzinë zjarrit’, dhe nuk po i kontribuojnë stabilitetit të rajonit.

“Dëshiroj të theksoj se këto iniciativa nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, por shkaktojnë destabilizim. Ne duhet ta themi këtë. Vuçiç dhe qeveria serbe kanë një puna të vështirë”, ka thënë kryeministri grek, duke dënuar veprimet e shtetit të Kosovës.

Shtuar më 21/12/2018, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori