E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Kryeministri flet për Gjykatën Speciale
Kryeministri Isa Mustafa ka folur rreth Gjykatës Speciale, e cila pritet të ngrihet këtë vit në Kosovë.

Mustafa tha se për ngritjen e Gjykatës pritet vetëm të përgatitetn dokumente dhe se ai do të votohet në Kuvend.

“Tashmë është një vendim i Kuvendit që është pranuar praktikisht formimi i kësaj gjykate. Tani mbeten vetëm dokumentet konkrete, ligji, statuti dhe çështje tjera që duhet të shkojnë në Kuvendin e Kosovës. Unë nuk e kam të qartë akoma, sepse ende nuk kam informata të mjaftueshme se kur vjen në rend dite ligji për Gjykatën speciale. Ligji e di që është duke u përgatitur, kur të jetë gati ne do të shkojmë në Kuvend. Është një sfidë, por sfidë që ne do ta kalojmë se është mirë njëherë e përgjithmonë t’i zgjidhim dyshimet që ne si Kosovë po ballafaqohemi” ka theksuar Mustafa.

Isa Mustafa tha se vetëm Vetëvendosje ka qenë kundër Gjykatës Speciale për gjykimin e ushtarëve të UÇK-së./albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori