Kryeministri Erdogan në Kosovë më 3-4 nëntor
Pëlqej
Rexhep Tajjip Erdogan
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan do vizitojë Kosovën më 3 dhe 4 nëntor, njoftoi zyra për shtyp pranë kryeministrisë turk.

Erdogan do të takohet me u.d. të presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe me kryeministrin e Hashim Thaçi.

Erdogan do të vizitojë edhe vendet e trashëgimisë kulturore turke në Kosovë, si dhe do të merr pjesë në inaugurimin e projekteve të ndryshme të zhvilluara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Kryeministri Erdogan do të takohet edhe me përfaqësuesit e komunitetit turk në Prizren dhe Mamushë, theksohet në komunikatë.
Shtuar më 01/11/2010, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori