Shorti i raundit të dytë të Champions, Tirana, Shkupi dhe Ballkani mësojnë rivalët

Në Nyon të Zvicrës është hidhur shorti për raundin e dytë kualifikues të Champions League, ku skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana ka mësuar edhe kundërshtarët e saj në këtë tur.

Goglat i vunë bardheblutë në turin e parë përballë skuadrës së Luksenburgut, F91 Diddeleng me sfidat që do të fillojnë të luhen më 5-6 korrik në transfertë, ndërsa ndeshjen e kthimit do e luajë në shtëpi më 12-13 korrik.

Ndërsa ditën e sotme, kryeqytetasit “peshkuan” çiftin FC Pyunik-CFR 1907 CLUJ, dhe nëse arrijnë të kalojnë komapionët e Luksenburgut do të përballen me fituesin e këtij çifti.

Ndërsa Ballkani, kampioni i Kosovës do të duelojë në turin e dytë të Champions League me Malmon ose me fituesin e paraeliminatoreve.

Edhe Shkupi ka mësuar kundërshtarët e tij nëse do të kalojë në turin tjetër, teksa do të përplasë “brirët” me Dinamon e Kroacisë.

Ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues do të luhen më 19 dhe 20 korrik, teksa takimet e kthimit janë planifikuar të zhvillohen më 26 dhe 27 korrik. /h.ll/albeu.com


Shtuar 15.06.2022 12:25