Kryeinfermierja e Spitalit Rajonal të Gjilanit kryen vetëvrasje
Në komunën e Gjilanit në orët e para të mëngjesit është gjetur e vdekur kryeinfermierja e Spitalit RajonalGjilanit, Xhylie Hajdari, e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Nisret Hajrullahu, drejtor i spitalitGjilanit ka deklaruar se e ndjera ishte një punëtore e palodhur në punën e saj.

"Ajo nuk është sjellë në Spitalin RajonalGjilanit pra në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes ka shkuar Qendra e Mjekësisë Familjare; më tej nuk di.

Është motër kryesore e Emergjencës dhe ky është informacioni që kemi. Ka qenë një motër e cila ka qenë një organizatore e mirë e punës e cila ka punuar me zell kurse për detajet tjera ne nuk dimë se çfarë ka ndodhur",- ka thënë ai. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2018, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori