Krusha e Madhe në protestë kundër Jabllanoviçit
Banorët e fshatit Krushë e Madhe në Rahovec të Kosovës, kanë protestuar ditën e sotme kundër ministrit për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç. Ndërsa kanë kërkuar që ai të shkarkohet, pjesëmarrësit në protestë kanë mbajtur mbishkrime “Kërkojmë drejtësi për krimet serbe”, “Ku janë të zhdukurit”, “Ku është Ukshin Hoti”, e të tjera, dhe i kanë mbajtur fotografitë e personave të zhdukur.

Protesta në Krushë të Madhe vjen vetëm një ditë pas protestës masive në Gjakovë.

Protestuesit thanë se më 26 mars të vitit 1999 në Krushë të Madhe serbët kanë vrarë 243 vetë, përfshirë 206 banorë të këtij fshati.

Protestat e fundit në Kosovë po mbahen për shkak të deklaratës së ministrit Jabllanoviç më 6 janar, kur ai i kishte quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori