Kroatët kapin dy kosovarë duke kaluar ilegalisht, i kthen në Serbi
Por, përveç atyre që kishin leje për të lëvizur në zonën Shëngen, ka akoma qytetarë që provojnë të shkojnë përmes rrugëve ilegale.

Një histori aspak e këndshme u ka ndodhur dy të rinjve që ishin nisur drejt Evropës. Një mashkull nga Lipjani dhe një tjetër nga Kaçaniku, mbrëmë u ballafaquan me policinë kufitare të Kroacisë.

Një dëshmitar ka treguar për Indeksonline se policia i zuri dy personat në fjalë dhe i ktheu në kufirin me Serbinë, përkatësisht në Batrovc, kufiri serbo-kroat, shkruan Indeksonline.

Ai thotë se këta dy të rinj janë marrë me furgon dhe janë malltretuar nga policia e Kroacisë. Të njëjtit ishin deportuar në Serbi nga ku ishin nisur sërish ilegalisht për në Francë.

Përveç tyre, ishin edhe disa persona të tjerë që ishin ndaluar nga policia kroate dhe nuk ishin lejuar të kalojnë kufirin serbo-kroat.

Kujtojmë se edhe vite më parë, vendi u ballafaqua me eksodin e ikjes masive të qytetarëve, të cilët ishin shprehur të pakënaqur me jetën në Kosovë.

Derisa edhe në muajt e parë të këtij viti, mijëra qytetarë kanë aplikuar për viza në ambasadat që funksionojnë në Kosovë, me qëllim që të shkojnë drejt vendeve perëndimore.
Shtuar më 19/04/2019, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori