Ministria e jashtme e Kroacisë ka shfaqur shpresën se
zbatimi i marrëveshjeve të fundit do t’i kontribuoj
stabilitetit rajonal.
“Ministria shprehë shpresën se
zbatimi i këtyre dhe i marrëveshjeve të mëparshme, do t’i kontribuojnë
stabilitetit rajonal, kështu që Serbisë do t’i ndihmoj në arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim, ndërsa Kosovës në përparimin kah integrimet evropiane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme dhe të Punëve evropiane të Kroacisë, transmeton REL.
Duke i përshëndetur marrëveshjet, kjo ministri ka theksuar se Kroacia, në parimet e raporteve të fqinjësisë së mirë dhe të partneritetit, edhe më tutje do ta mbështesë integrimin euro-atlantik të vendeve të rajonit.
Këto komente u bënë pasi Kosova dhe Serbia në Bruksel kanë arritur Marrëveshje për përfaqësimin
rajonal të Kosovës dhe për Menaxhimin e Integruat të Kufirit.
Shtuar më 25/02/2012,
ora 11:01