Kroacia pajiset me raketa balistike, i hyn frika Serbisë
Kroacia raportohet se është pajisur me raketa balistike dhe se pas kësaj ka reaguar edhe shteti fqinj i saj, Serbia.

Ministri serb i Jashtëm Ivica Daçiç tha se shteti kroat po furnizohet me raketa të tilla, me të cilat dëshiron që ta sulmojë Serbinë.

Sipas tij, "armët e blera nga Kroacia mund të përdoren kundër Serbisë".

"Nuk besoj se kanë ndërmend të godasin as Italinë, as Bosnjën dhe as ndonjë shtet tjetër, përpos Serbisë", shtoi Daçiç. /Albeu.com/
Shtuar më 05/01/2016, ora 19:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori