Napoli gjen zëvendësuesin e Gattusos, eliminoi Juventusin nga Champions

Trajenri i Portos, Sergio Conceiçao do të jetë trajner i ri i Napolit.

Gennaro Gattuso nuk është më trajner i Napolit, këtë e ka bërë të ditur klubi napoletan në mengjesin e sotëm.

Sipas “Corriere dello Sport”, është trajneri i Portos, Sergio Conceiçao i cili do të emërohet trajner i Napolit në ditët e ardhshme.

Sipas artikullit të gazetës, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka vendosur të përshpejtojë gjërat dhe të emërojë Conceiçaon trajner në ditët e ardhshme.

Portugezi është i pëlqyeshëm pasi ka njohuri të futbollit italian, pasi ishte lojtar tek Lazio, Parma dhe Interi.


Shtuar 24.05.2021 15:24