1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Kroacia e rreptë ndaj shqiptarëve të Serbisë
Autoritetet e Kroacisë kanë vazhduar embargon ndaj Serbisë, duke mos lejuar të hyjnë asnjë maune me mallra e madje asnjë qytetarë me nënshtetësi serbë në këtë, ku pjesë kanë qenë dhe shqiptarët e
Luginës së Preshevës, të cilët janë kthyer në kufirin Batrovic-Bajkovo.

Ishte një qytetatr shqiptar i nisur për në Slloveni, ai që pohoi për Albinfo-Ch, se autoritetet kroate i kthyen në kufi të gjithë ata pasagjerë që ishin në autobusin e kompanisë "Zhitia" të linjës-Gjilan-Prishtinë-Maribor.

"Ne ishim pesë veta në autobus me pasaporta të Serbisë dhe në kufij, policia kroate na zbriti nga autobusi, duke na urdhëruar që të kthehemi mbrapa", tha pasagjeri.

Kroacia i ka mbyllur tetë pika kufitare me Serbinë, për shkak të fluksit masiv të emigrantëve dhe refugjatëve që Serbia ka orientuar në drejtim të shtetit kroat. Me këtë rast Zagrebi ndaloi të gjithë kamionët, tashmë edhe qytetarët, që vinin nga Serbia, me arsyetimin se Beogradi po i orienton emigrantët vetëm nëpër Kroaci, por jo në Hungari dhe Rumani.

Ndërkohë i menhjëhershëm ka qenë reagimi i Beogradit, i cila ka ndaluar transportin e mallrave të Kroacisë, në shenjë hakmarrje. Mediet raportojnë se tensionet ndërmjet dy shteteve që kanë hasmërinë gati më të madhe në Ballkan, kanë çuar në pikën më kritike mes dy vendeve që nga lufta e fundit 1991-1995. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2015, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori