Kroacia e kënaqur në bashkëpunimin me Kosovën
Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, tha se Kroacia dhe Kosova kanë bashkëpunim shumë të mirë.

Kosova dhe Kroacia janë vende miqësore dhe partnere të mira. Ne bashkëpunojmë me Kosovën në shumë fusha”, tha ajo në televizionin publik.

Diplomatja kroate tha se dy shoqëritë e njohin mirë njëra tjetrën.
“Ka shumë të rinj kosovarë që kanë studiuar në Kroaci”, theksoi ajo.

Ajo ka folur edhe për Ditën Kombëtare të Kroacisë. Sipas saj, për këto vite të pavarësisë, Kroacia ka arritur shumë.
Shtuar më 26/06/2018, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori