Seanca plenare nis me debate, opozita kërkon ndryshim të rendit të ditës, Bardhi thirrje Ramës: Dil nga vrima ku je fshehur

Seanca plenare ka nisur me debate këtë të enjte, me opozitën që kërkon ndryshim të rendit të ditës.

Opozita ka kërkuar që i pranishëm në seancë sot të jetë kryeministri, Edi Rama, për të dhënë llogari për skandalet e fundit në radhët e Partisë Socialiste, siç është kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj.

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, tha sot nga foltorja e Kuvendit, se Rama “duhet të marrë guximin dhe të vijë në Kuvend sot për të dhënë llogari”.

Të njëjtën gjë tha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kërkoi dorëheqjen e Ramës.

Gazment Bardhi: Ndërprisni seancën, ftoni kryeministrin të marrë guximin dhe të vijë në seancë dhe t’i përgjigjet kërkesë për mocion. Kryeministri duhet të japë llogari përpara parlamentit shqiptar për ministrat që ka në burg. Ka ca kohë që ju kërcënon se nëse ngrini zërin do ju çojë në zgjedhje të parakohshem, Rama dil nga vrima ku je fshehur.

Në rendin e dites sot është planifikuar te diskutohet  projektligji për studentët e mjekësisë, i cili nëse miratohet hap rrugën që ata të shërbejnë 5 vite me detyrim në Shqipëri, më pas të pajisen me diploma.

Gjithashtu në rend dite është projektligji për kanabisin mjekësor, i cili ka kaluar në komisione nen për nen dhe sot pritet të miratohet.

Në seancën e sotme do të ketë  gjithahstu raportime vjetore nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

/albeu.com/


Shtuar 20.07.2023 10:45