Kërkonte 7 milion, gjykata i cakton vetëm 7 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ish-komandant “Çeliku”, Fatmir Limaj, ka refuzuar ofertën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për dëmshpërblimin e kërkuar për rastin e njohur si rasti “Kleçka”.

Oferta e Komisionit për Kompensimdëmit të KGJK-së në vlerë rreth 7 mijë e 305 euro është cilësuar si ofertë simbolike nga ana e Limajt dhe i njëjti ka paralajmëruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë për kompensimdëmit.

Refuzimi i ofertës nga ana e Limajt ka ardhur, pasi shuma e ofruar nga KGJK, nuk arrinte as 1 përqindëshin nga shuma prej 7 milionë që kishte kërkuar.

Mbrojtësi i Limajt, avokati Tahir Rrecaj, ka konfirmuar se Limaj nuk e pranoi ofertën e KGJK-së, dhe ai paralajmëroi se më së largu javën e ardhshme do ta dorëzojë padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Nuk jemi pajtuar me ofertën për kompensimin e dëmit. Oferta e KGJK-së ishte simbolike, besoj që javën e ardhshme do ta dorëzojë padinë në Gjykatë”, është shprehur Rrecaj.

Refuzimin e ofertës së KGJK-së e ka konfirmuar edhe drejtori i Departamentit Ligjor në KGJK dhe sekretari i Komisionit për Kompensimdëmit, Astrit Hoti, informon Arbresh.Info”

Ai ka thënë se ky komision në bazë të kritereve që ka nga këshilli, për qëndrimin e Limajt në paraburgim dhe arrest shtëpiak, i ka ofruar shumën prej 7.305 euro, shumë kjo që sipas tij nuk është pranuar nga Limaj.

“Për 35 ditë paraburgim sa ka qëndruar, ia kemi ofruar 1545 euro, ndërsa për arrest shtëpiak që ka qëndruar 384 ditë dhe i kemi ofruar dhe për këtë ia kemi ofruar 5760 euro. Ai nuk e ka pranuar këtë ofertë të KGJK-së dhe përfaqësuesi i tij ligjor ka paralajmëruar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, është shprehur Hoti.

Sipas Hotit, komisioni i KGJK-së punon në bazë të kritereve që i ka caktuar këshilli në bazë të këtij udhëzimi jep ofertat për dëmshpërblim dhe këto oferta, sipas tij, nuk mund të dalim jashtë udhëzimit.

Ndërkohë muaj më parë, ish-komandant “Çeliku”, Fatmir Limaj pati dorëzuar kërkesën e tij për kompensim nga shteti për procesin e padrejtë gjyqësor ndaj tij në rastin “Kleçka”. Shuma që ai ka kërkuar arrin vlerën rreth 7 milionë euro.

Përballja e tij tri herë radhazi me drejtësinë në rastin “Kleçka”, në të cilin rast akuzohej për krime lufte gjatë vitit 1999 dhe vërtetimi i pafajësisë, ka bërë që Limaj të kërkoj kompensim dëmi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, saktësisht 6 milionë e 987 mijë e 314 euro.

Kujtojmë këtu se Limaj bashkë me nëntë luftëtarët e UÇK-së akuzohej për Krime lufte gjatë vitit 1999. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2017, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori