Kriza politike sjell më pak njohje për Kosovën
Pëlqej
Në tetë muajt që kanë kaluar këtë vit, Kosova është njohur nga vetëm katër shtete.

Pavarësisht premtimeve nga ana e Ministrisë së Jashtme për më shumë njohje, vetëm shtetet e Togos, Lesotos, Tongas dhe Ishujt Solomon e kanë njohur pavarësinë për vitin 2014-të.

Njohës të çështjeve politike thonë se ngërçi politik aktual ndikon negativisht edhe në njohjet e reja, raporton Tribuna.

Sipas tyre , nëse Kosova vazhdon të ketë probleme të brendshme që vështirë të zgjidhen, edhe njohjet do të jenë më të pakta.

Deri më tani, Kosova është njohur si shtet i pavaruir nga 108 shtete të botës.

Vetë ministri Hoxhaj ka premtuar se po bëhet lobim për sa më tepër njohje brenda këtij viti. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2014, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori