Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Kriza politike rrezikon MSA-në dhe BE-në
Pëlqej
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff është shprehur se faktori politik në Kosovë duhet ta zgjidhë sa më shpejt krizën politike në vend, në të kundërt rrezikohen proceset integruese të shtetit për në BE.

Cliff gjatë një debati të organizuar nga Demokracia për Zhvillim (D4D) ku u diskutua për situatën aktuale politike tha se që kur Kosova e shpalli pavarësinë është një çështje e brendshme që ngërçet në vend të zgjidhen nga liderët vendorë dhe jo ata ndërkombëtarë.

“Nëse kërkoni një këshillë formale, ne mund ta japim atë. Pra, nëse Kosova dëshiron të shkojë drejt rrugës së saj të integrimit, e faza e parë që e pret në këtë rrugë është nënshkrimi i MSA-së, atëherë të gjithë politikanët në Kosovë duhet të shohin drejt Brukselit dhe posaçërisht nga shtetet që nuk janë edhe aq dashamirëse ndaj Kosovës”, tha Cliff, trasnmeton Lajmi.net.

Në këtë debat ishin prezentë edhe përfaqësues te tjerë diplomatike dhe të misioneve ndërkombëtare në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori