Ndërkohë që kanë kaluar 5 muaj që kur Kosova ka hyrë në krizë
politike, presidenca ka tërhequr vëmendjen se çdo ditë e çuar dëm është një ditë dëm në interes të Kosovës.
Arbër
Vllahiu, Këshilltar i Presidentes
Atifete Jahjaga, ka thënë për Telegrafin se secila javë, që prej 17 korrikut, kur është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit, ka qenë javë vendimtare.
“Çdo ditë e humbur nënkupton edhe rrezikim të mëtejmë të thellimit të krizës
politike, institucionale, buxhetore dhe financiare”, tha
Vllahiu.
Atifete Jahjaga theksoi se takimi i përbashkët i liderëve politikë është e vetmja mënyrë sesi Kosova mund të dalë nga
kriza e thellë./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2014,
ora 14:35