Kriza në PDK, Veseli mblesh kryesinë
Shefi i PDK-së, Kadri Veseli, ka ndërprerë ditën e kaluar vizitë në Britani për grindjet brenda partisë që drejton dhe sot ka mbledhur kryesinë e partisë. Mbledhja e kryesuar nga Veseli do të fillojë në orën 12:00.

Ndërsa në seli është parë duke hyrë edhe Abelard Tahiri i cili edhe ka thënë para mediave se ende nuk e di nëse do të vahdojë punën si ministër.

Sidoqoftë, gjatë fundjavës, Kadri Veseli ka paralajmëruar largime nga partia, në kuadër të procesit zgjedhor. Nuk ka përmendur emrat e atyre që pritet të përjashtohen nga Partia e tretë në Kosovë.


Shtuar më 02/10/2018, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori