Historia e gruas në foton që tronditi Kosovën: Ushtarët serb e përdhunuan para familjarëve (FOTO LAJM)

Rreth kësaj teme:

Serbët kryen genocid gjatë luftës së Kosovës duke vrarë mijëra shqiptarë, ndërkohë që u shpërngulën prej shtëpive gati një milion prej tyre.

Një tjetër formë e dhunës se kriminelëve serb në Kosovë ishin përdhunimet masive ndaj grave të pambrojtura.

Një foto e publikuar sot nga deputetja Flora Brovina ka tronditur jo pak opinionin publik në vend.

Në të duken disa ushtarë serbë duke përdhunuar një grua nga Kosova, pasi i kishin vrarë disa prej familjarëve. Pjesa tjetër që i kishte mbijetuar vrasjes mbahen me armë në kokë dhe krahët ngritur, ndërkohë që detyrohen që të shohin të afërmen e tyre teksa dhunohet sistematikisht nga kriminelët serb.

Gruaja ka qenë 35 vjeç në momentin kur është dhunuar dhe për fat të mirë është gjallë megjithëse përjeton dramën e saj.

Albeu.com mëson se dëshmia e saj është marrë e plotë dhe është futur në dosjen që po përgatitet për krimet serbe në Kosovë. Ajo ka thënë se i njeh dhunuesit e saj dhe është e gatshme të dëshmojë.

Nuk është e qartë se ku është fotografuar ky moment, megjithatë duket se kemi të bëjmë me periudhën kur shqiptarët e Kosovës po largoheshin nga vendi i tyre për shkak të vrasjeve dhe terrorit masiv nga forcat serbe.

/albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori