Krimi i organizuar, tre vite burg për të akuzuarin
Sulejman Topuzi i akuzuar për trafik të drogës është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 3 vjet burgim. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it, e shpalli atë fajtor për pjesëmarrje në veprimtaritë e një grupi të organizuar kriminal, i cili kishte për qëllim bartjen e të paktën 109 kg kanabis sativa nga Shqipëria për në vendet e BE-së.

Me të njëjtin aktgjykim, Topuzi u lirua nga dy pika të akuzës për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të drogave dhe substancave psikotropike
Shtuar më 19/02/2013, ora 12:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori