Krimet e Rënda po hetojnë njerëzit e "Pronto"
Pëlqej
Detaje të reja po dalin në dritë në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të PDK-së të cilët emëronin sipas dëshirës së tyre njerëz në pozita shtetërore.

Njëmbëdhjetë të akuzuarit e rastit “Pronto” pritet të gjykohen në Departamentin e KrimeveRënda pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, me këtë vendim nuk është duke u pajtuar mbrojtja e protagonistit kryesor, Adem Grabovci. Avokatët e tij i kanë kërkuar Gjykatës që rasti të gjykohet nga Departamenti i Përgjithshëm, duke konsideruar se vepra penale me të cilën janë akuzuar nuk bie në kompetencë të KrimeveRënda.

Lidhur me këtë çështje, zyrtarë nga Gjykata kanë thënë se lënda është adresuar nga Prokuroria për Departament të KrimeveRënda dhe se kanë vepruar sipas kërkesës së tyre.
Shtuar më 25/04/2018, ora 07:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori