Krimet e luftës, Vukotiq sot në gjykatë
Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës pritet që të vazhdojë gjykimi kundër të akuzuarit për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999 Zoran Vuktoiq.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e akuzon Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas aktakuzës, i akuzuari në mes datave 2 dhe 3 maj 1999, në kapacitetin e tij si zyrtar policor rezervist, nga stacioni i policisë në Vushtrri në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë nga radhët e forcave serbe, mori pjesë në sulmin ndaj popullatës civile shqiptare, e cila po udhëtonte në kolonë nga fshati Studime e Epërme në Studime të Poshtme.

Gjatë kësaj kohe, sipas aktakuzës, popullata civile në mënyrë të qëllimshme i ishte nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit johuman, vuajtjeve të shumta, dëbimit, si dhe aplikimit të masave të terrorit.

Në mesin e këtyre civilëve të vrarë, plagosur dhe të trajtuar në mënyrë johumane për të cilët i akuzuari bart përgjegjësi direkte ose në bashkëpunim me të tjerë ishin: Ekrem Mulaku, Xhavit Mulaku, Fatmir (Ahmet) Gërxhaliu, Eshref Rashica, Adnan Bunjaku, Ademi, një 14 vjeçar i paidentifikuar, Haki Ademi, Shaip Gërxhaliu dhe Musa Gërxhaliu.
Shtuar më 10/01/2018, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori