Seanca e nisur dje ne Gjykatën e Qarkut ne ngarkim te nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës,
Fatmir Limaj ka vijuar edhe sot. Ne akuze bahske me te jane edhe nente ish-pjestarë të tjerë të UÇK-së akuzohen për kryerjen e krimeve në Kleçkë të Malishevës.
Limaj ka perseritur se lufta e UCK ka qene e drejte dhe ka theksuar se ai eshte i gatshem qe per cdo gje te perballet me drejtesine
.
Seanca e djeshme
Në Gjykatën e Qarkut ka vazhduar edhe pjesa e dytë e seancës statusore ndaj nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili njëherësh është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës,
Fatmir Limaj si dhe ndaj 9 ish-luftëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ndaj tyre është lexuar aktakuza për “krimet e kryera ndaj civilëve dhe të burgosurve të luftës”, të cilën e kanë mohuar.
Gjatë seancës
Fatmir Limaj ka shpreh gatishmërinë e tij, që në çdo kohë dhe në çdo moment të përballet me drejtësinë e vendit, duke thënë se i beson sistemit dhe gjyqtarit, por jo edhe individëve, të cilët mundohen të dezinformojnë për të dhe familjen e tij.
Limaj ka thënë meqë Prokuroria kërkon kokën e tij, me dhe pa dëshmi, ai kërkoi që të lirohen shokët e tij dhe të ballafaqohet Prokuroria vetëm më te.
Të akuzuarit janë: Arben
Krasniqi, Naser
Krasniqi, Nexhemdin
Krasniqi, Behlul
Limaj,
Fatmir Limaj, Refki Mazreku, Shaban
Shala, Bislim Shurdhaj, Naser
Shala dhe Sabit
Shala.
Në ditët në vijim pritet që të konfirmohet apo të anulohet aktakuza ndaj “rastit Kleçka”.
Deputeti
Fatmir Limaj apo komandant Çeliku, ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, për krime të supozuara në Llapushnik, ndërsa tani pritet që të gjykohet për krime që, sipas prokurorëve ndërkombëtarë janë kryer në fshatin Kleçkë.(express)
Shtuar më 25/08/2011,
ora 11:38