Krime lufte ndaj civilëve serbë? Ish- zëdhënësi i DASH: Ky ishte 1% i problemit të luftës në Kosovë
Ish- zëdhënësi i DASH, James Rubin në një intervistë për emisionin "Real Story" të Sokol Ballës në News24 nuk beson se shqiptarët kryen krime masive ndaj civilëve serbë.

Rubin thotë se kjo çështje ishte vetëm 1% e problemeve në luftën Kosovë- Serbi, pasi 99% ishte sulmi i ushtrisë serbe ndaj popullatës në Kosovë.

Rubin nga ana tjetër thotë se këtë tezë, e cila tashmë është akuzë nga Prokuroria Speciale nga Haga nuk ka për ta besuar derisa të dalë një fakt, por deri më sot sipas tij s’ka pasur asnjë provë sidomos për luftëtarët e UÇK-së.

”Ku dëgjova për UÇK-në, ishte nga raportimet e Departamentit dhe më thanë që operacionet ishin të klasifikuara terroriste. Përfshirë vrasje të ushtarëve apo përfaqësuesve të qeverisë serbe. Më pas dëgjova për UÇK-në nga z. Krasniqi nga gruaja ime. Më pas takova Thaçin në Rambuje, dhe ai u konsiderua drejtues nga shqiptarët.

Thaçi më tha çfarë do të bënte dhe e bëri dhe ishte i ndershëm, isha dhe unë i ndershëm. Gjithmonë kam dëgjuar për UÇK-në, për vitet e para, dhe ato që ndodhën në luftë, krimet që janë bërë apo s’janë bërë. Kam dëgjuar që kishte shqiptarë që vrisnin civilë serbë por ky ishte 1% i problemit, 99% ishte ushtria serbe që sulmonte popullsinë shqiptare të Kosovës. Nuk jam naiv, por nuk besoj në krime masive nga shqiptarët derisa të shikoj fakte. Përse akuza që nuk janë parë nga një gjykatës publikohen.

Nuk jap motivime për gjëra që nuk i di. Ata që më njohin e dinë që kam qenë zëdhënës i DASH. Nuk spekuloj apo të jap arsye. Por them atë që mendoj. Ajo që shoh para meje për shumë vite ka pasur akuza për ish- drejtues të UÇK-së në mënyra dramatike. Gjithmonë gjykohen provat dhe deri këtu nuk ka arritur. Jam i habitur. Prokurori duhet të publikonte akuzat kur të shiheshin nga një gjykatës.

Lidershipi i Kosovës ka pasur vullnet politik dhe angazhim për shtetin ligjor, dhe pala tjetër nuk ka patur vullnet për ta bërë këtë. Nuk e di pse u zbuluan në këtë mënyrë, nëse ka pasur intimidim të dëshimtarëve, shpresoj t’i kenë ndaluar. S’mund të bëj asgjë për këtë, të jap motivime apo shkaqe. Dua të shoh procesin. Çfarë thotë Gjykata dhe jo thashethemet.
A mendoni që cfarë po ndodh ka një aproç të ndryshëm nga SHBA, DASH dhe nga ana tjetër Gjermania apo BE?

Nuk e vë në dyshim se Gjermania dhe ndoshta Franca ka një drejtim ndryshe. Për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Di që administrata do progres. Gjermania dhe Franca nuk kanë mbështetur progresin e dhënë nga SHBA.

E rëndësishmja është që të kemi progres. Pyetja ime ndaj atyre që bien ndesh me propozimet e administratës së Trump, çfarë është zgjidhja e tyre, dhe nuk kam dëgjuar një të mirë prej tyre. Kam dëgjuar që papritur Serbia do bjerë dakord. Serbia duhet të pranojnë Kosovën, Rusia gjithashtu, dhe Kosova të pranohet në OKB. Nëse Gjermania dhe Franca kanë një zgjidhje për këtë le të na e thonë.”- tha Rubin.
Shtuar më 15/07/2020, ora 23:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori