Krim i përbindshëm, e vrasin dhe e varrosin në mal
Një vrasje e pazakontë ka ndodhur në Prishtinë.

Policia ka vënë në pranga dy meshkuj dhe një femër, të cilët kanë marrë pjesë në një krim të përbindshëm.

Sipas forcave policore, këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kanë vrarë një person dhe më tej e kanë varrosur në mal.

“Rr. Mark Isaku, Prishtinë 12.10.2014-19:00 . Raportohet se pas zhvillimit të hetimeve intensive me 18.10.2014 policia ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e të cilët në bashkëveprim, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull Boshnjak Shtetas i Serbisë, e kanë dërguar në një mal dhe dyshohet se e kanë vrarë viktimën dhe e kanë varrosur për ti fshehur gjurmët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në morg, ndërsa tre të dyshuarit për krimin e rëndë janë vënë në masën e paraburgimit, para se të dalin përpara gjykatës./albeu.com/
Shtuar më 19/10/2014, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori