Krijohet task-forca për lirimin e Thaçit
Komandanti i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, i arrestuar dy javë më parë nga policia serbe nën dyshimet për "terrorizëm", ka dalë dje para trupit gjykues në Serbi.

Institucionet në Kosovë thonë se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për lirimin e drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) të Kosovës kanë bërë të ditur se sot i është dërguar një letër të gjitha përfaqësive diplomatike të akredituara në Kosovë dhe në kryeqytetet e vendeve evropiane për të ngritur presionin ndaj Serbisë në lidhje me arrestimin e Thaçit.

"Sot MPJ-ja u ka nisur edhe një letër të gjitha përfaqësive diplomatike të akredituara në Kosovë dhe në kryeqytetet e vendeve evropiane për ta ngritur edhe në një nivel më të lartë diplomatik rastin e arrestimit të oficerit policor dhe ku kërkohet të ushtrohet presion ndaj Serbisë për sjelljet e saj antievropiane dhe kundër frymës së respektimit të të drejtave të njeriut", ka thënë shef i kabinetit të ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj për gazetën "Zëri". /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2016, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori