Krijimi i komunës së Hasit s’ka motive politike
Komunat e reja që po krijohen nuk kanë motive etnike apo politike ka thënë kryeministri Hashim Thaçi sot para deputetëve të Kosovës.

Sipas kryeministrit, kur është zbatuar Pakoja e Ahtisaarit nuk ka pasur mundësi për krijimin e komunave të reja. Krijimi i komunës së Hasit është bërë në kuadër të reformimit të pushtetit lokal dhe ofrimit të shërbimit më të mirë për qytetarët, njofton Telegraf.

Në formimin e komunave të reja do të zbatohet Kushtetuta e Kosovës dhe Pakoja e Ahtisaarit.Thaçi tha se në këtë drejtim do të merren përvojat më të mira të funksionimit të pushtetit lokal në rajon.

Të shtunën ai do të vizitojë Hasin dhe do të merret me Komunën e Zhegrës. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2013, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori