Krijimi i asociacionit të komunave serbe zgjidh cështjen e veriut?
Partia Demokratike e Kosovës përmes një deklarate për mediat ka njoftuar sot mundësinë e krijimit të asociacionit të komunave serbe të Veriut të Kosovës. Gjatë mbledhjes së kryesisë, Thaçi ka bërë të ditur se zgjedhjet në katër komunat veriore pritet të mbahen më së largu në vjeshtën e këtij viti, nën organizmin e OSBE’së.

“Kryeministri Thaçi ka theksuar se Republika e Kosovës po ecën drejt funksionalitetit të shtetit demokratik dhe brenda një periudhe të shkurtër Qeveria e Republikës së Kosovës do të vendos sundimin e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të Kosovës, si dhe do të shpërbehen të gjitha strukturat ilegale të sigurisë. Kryeministri Thaçi theksoi se së shpejti në atë pjesë të Kosovës do të funksionalizohet sistemi i drejtësisë sipas legjislacionit të shtetit të Kosovës. Do të formohet asociacioni i komunave me shumicë qytetare serbe, sipas Planit që parasheh Dokumenti i Presidentit Ahtisaari, Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.” thuhete ne deklarate.


Sipas Kryeministrit, në Veri do të mbahen zgjedhjet e lira sipas ligjeve të Kosovës në katër komuna në veri, me organizmin dhe menaxhimin e OSBE’së, më së largu në vjeshtë të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori