Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Patriarku serb Irinej sheh "ëndrra": Kosova është "djepi" ynë
Provokimeve e serbëve ndaj Kosovës nuk kanë të ndalur. Përveç provokimeve nga politikanët serbë nga Beogradi, së fundmi ka qenë kreu i Kishës Ortodokse serbe.

Patriarku Irinej, siç bën në të gjitha festat fetare e kombëtare serbe, ka uruar bashkëfetarët dhe bashkëkombëtarët duke thënë se Kosova është Golgota dhe Jerusalemi i Serbisë.

"Derisa të ketë serbë, do të jetë edhe Kosova, për arsye se Kosova do të jetë dhe do të mbetet vendi ynë, sepse aty janë Golgota dhe Jerusalemi ynë.

Ne lutemi sidomos për Kosovën e kryqëzuar, për djepin tonë shpirtëror e kombëtar, të cilën Njegoshi i madh e ka quajtur 'gjykatë të madhe'", ka thënë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, në urimin për festën e Krishtlindjes ortodokse që kremtohet më 7 janar.

Ai ka theksuar se populli serb është popull i Krishtlindjes, pjesë e popullit të Zotit dhe komb i krishterë. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori