Ndryshojnë shifrat, çfarë ndodhi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1025 testime për coronavirus, ndërsa pozitiv janë konfirmuar 128 raste të reja.

Prej tyre nga Shkupi janë 52, Kumanova-6, Shtipi-29, Prilepi-2, Tetova-6, Manastiri-2, Kavadari-10, Gostivari-13, Kocani-1, Probishtip-1, Makedonski Brod-3, Vinica-2, Shën Nikolla-1.

MSH informon se janë regjistruar edhe gjashtë viktima nga COVID-19, edhe atë: katër nga Shkupi (82, 48, 82 dhe 60 vjeç), një nga Kërçova (52) dhe një nga Struga (75).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 137 pacientë të shëruar. Prej tyre nga Shkupi-108, Kumanova-2, Prilepi-1, Tetova-11, Velesi-1, Manastiri-3, Gosvitari-2, Koçani-2, Kërçova-2 dhe Resnja-5.

Me rastet e sotme numri i të infektuarve me COVID-19 shkon në 10.213, prej të cilëve 5564 janë shëruar, ndërsa 466 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 4183.


Shtuar 27.07.2020 13:17