Krerët shtetëror: S'ka bisedime për status dhe territor
Vazhdojnë deklaratat e liderëve të Kosovës se nuk do të ketë negociata me Serbinë për statusin dhe territorin e Kosovës. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka ripërsëritur qëndrimin e tij për nevojën e bisedimeve teknike me Serbinë.
Gjatë një vizite në Harilaq të Fushë-Kosovës, Sejdiu nuk ka dhënë datë të saktë se kur do të mundë të nisin këto bisedime. Ndërkohë, sipa KTV-së, kryeministri Thaçi duke e cilësuar Kosovën fituese përball Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka përjashtuar çdo mundësi që me Serbinë të ketë negociata për status. Ai ka thënë se më shtetin fqinjë mund të ketë vetëm bashkëpunim ndërshtetëror në mes të të dyja vendeve, kurse për Mitrovicën ka thënë se bazë do të jenë vetëm Plani i Ahtisaarit dhe Strategjia për veriun. Ndërkaq, kryeparlamentari Krasniqi ka thënë bisedimet politike janë mbyllur në Vjenë ndërsa akoma më mirë janë mbyllur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, dhe me opinionin pozitiv të GJND-së.
Shtuar më 14/09/2010, ora 18:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori