Krerët fetarë takohen me Gjeneral Farina
Pëlqej
Myftiu Naim Tërnava, Peshkopi Teodosje dhe Peshkopi Georgi takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Farina, në kampin "Film City". Përmes një deklarate për mediat KFOR njofton se krerët fetarë kanë dënuar fuqimisht përdorimin e emrit të Perëndisë për të kryer vepër penale kundër njerëzimit.

"Fetë kurrë nuk duhet të justifikojnë urrejtjen dhe dhunën, Perëndia është paqja. Pas debatit të ditëve të fundit rreth ekstremizmit dhe radikalizmit fetar, ne duam të theksojmë se prania e shumë komuniteteve fetare në rajon është një burim për shoqërinë tonë. Bashkësitë fetare janë miq të arsimimit shpirtëror që mësojnë të jetohët në paqe dhe në respektimin e dallimeve. U bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve tanë që të distancohen nga çdo formë e ekstremizmit ose dhunës për të mbështetur paqen për një të ardhme më të mirë për familjet tona dhe fëmijët tanë" thuhet me tej në komunikatë. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori