Krerët e VV takim me ambasadoren e Finlandës
Ambasadorja e Finlandës,Anne Meskanen, ka zhvilluar një takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosja. Gjatë takimit është biseduar në lidhje me ndryshimet në Lëvizjes Vetëvendosje dhe është bërë një përmbledhje e situatës së rëndë socio-ekonomike dhe politike që është krijuar në Kosovë.

Sipas njoftimit për media mësohet se aty janë dhënë edhe propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje për një rrugëdalje nga kjo situatë përmes jetësimit të Alternativës Qeverisëse. Ndër të tjera, kryetari Visar Ymeri, u ndal te rëndësia e rritjes së punësimit përmes prodhimit dhe shpërputhja e programit të Qeverisë në raport me nevojat që ka vendi.

Kryetari Ymeri shpjegoi domosdoshmërinë e riorganizimit të dialogut me Serbinë bazuar mbi parimin e reciprocitetit, në mënyrë që të evitohen efektet e dëmshme që ky dialog ka prodhuar sa i përket sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Ndërsa ambasadorja Meskanen, bëri një prezantim të programeve të ndryshme zhvillimore që Qeveria e Finlandës po zhvillon në Kosovë, të cilat edhe pse prekin fusha dhe tema të ndryshme kanë si emërues të përbashkët rritjen e punësimit.

Ambasadorja Meskanen theksoi rëndësinë e stimulimit të prodhimit vendas si mënyra për të rritur punësimin dhe paraqiti edhe shembullin se si Finlanda ka vepruar në lidhje me mbrojtjen e prodhimeve të saj.

Në takim ishte edhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori