Krerët e shtetit vendosin se kur do të takohen me Mogherinin
Pëlqej
Udhëheqësit e institucioneveRepublikësKosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini në Bruksel.

“Udhëheqësit e institucioneveRepublikësKosovës, do t’i konfirmojnë znj. Mogherini përkushtimin e institucioneveRepublikësKosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftimin për media.

Shtuar më 13/07/2018, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori