Kërcënon kandidati për president në Serbi: Unë si Tito, ja ç'do bëj me Kosovën
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kandidati për president të Serbisë, Luka Maksimoviç ose i njohur ndryshe si Ljubisha Preletaçeviç, ka thënë se kandidoi për president në mënyrë që t'u sigurojë qytetarëve një shans për të jetuar në dashuri dhe pa luftë.

"Unë do të bëjë realitet një histori të pabesueshme në mënyrë që Kosova të na kthehet vetë", ka thënë ai.

Ai këto fjalë i tha në një video incizim që është transmetuar në kanalin e dytë të "Radio Televizionit të Serbisë" ku theksoi se "dëshiron që ta bashkojë Lindjen dhe Perëndimin, ashtu siç bëri Josip Broz Tito, për të përhapur dashurinë, dhe të mos i dërgojnë fëmijët në luftë".

Preletaçeviç është kandidati i grupit të qytetarëve "Ljubisha Preletaçeviç i Bardhi".

Ndëkrohë, ai ka shtuar se është problem i kandidatëve të tjerë për president që nuk e shohin atë si realist, duke theksuar se ata së shpejti do të kuptojnë se ai është shumë realist. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori