Kërcënohet me armë kryetari i Vushtrrisë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, është kërcënuar me armë mëngjesin e sotëm, nga një banor i kësaj komune.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është dërguar në rajon, ndërsa i është konfiskuar arma pa leje.

"Dyshohet që i dyshuari me armë ka hyrë në komunë gjegjësisht në kabinetin e kryetarit. Detaje të hollësishme ende nuk dihen. Kjo ka ndodhur para orës 9:00 të mëngjesit. Është banor i Vushtrrisë.

Ndaj tij janë iniciuar dy raste: kanosje dhe armë mbajtje pa leje", ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Shtuar më 20/03/2017, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}