Jakup
Krasniqi mendon se arrestimet e 40 personave të dyshuar për veprën e terrorizmit nuk e zgjidhin problemin e ekstremizmit në vend.
Sipas tij, që të zgjidhet problemi, duhet një reformim i thellë i Bashkësisë Islame në Kosovë si dhe i arsimit, me qëllim që shoqëria të mos infektohet nga persona që nxisin ekstremizma, e që sipas tij, nuk
njohin as Zot, as fe dhe as
atdhe.
Krasniqi ka shtuar se Zotit ia kemi nevojën për përpaim, për të bërë më mirë në jetë, për të qenë më të njerëzishëm dhe jo për disa
ideologji që i kanë disa shqiptarë, të cilat janë
ideologji që bien ndesh edhe me fenë, edhe me shtetin, edhe me atdheun. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014,
ora 14:49