Krasniqi: Zgjedhjet e lira, shëndet i demokracisë
Pëlqej
Kyetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot shefin e vëzhguesve të zgjedhjeve në Kosovë, Roberto Gualtieri, me të cilin bisedoi për procesin zgjedhor të 3 nëntorit dhe mundësitë që ky proces të jetë sa më i drejtë dhe demokratik.

Krasniqi, siç shkruan "Index Online" shprehu kënaqësinë për prezencën e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhje. “Zgjedhjet e lira janë shëndet i demokracisë. Pa zgjedhje demokratike nuk mund të ketë as institucione demokratike”,-është shprehur ai. Ndërkaq, Gualtieri, u shpreh i vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe të misionit që ai udhëheq, duke shfaqur besimin se prezenca e vëzhguesve ndërkombëtarë do t’i ndikojë pozitivisht në këtë proces.

Gualtieri e konsideroi të një rëndësie të veçantë mbajtjen e zgjedhjeve në tërë Kosovën dhe sipas ligjeve të saj, e konfirmoi se misioni i tij do ta mbulojë të gjithë territorin, përfshirë edhe veriun e vendit. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori