Krasniqi viziton Hungarinë
Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi, kryeparlamentari i Kosovës do të bëjë një vizitë zyrtare në Hungari nga data 28 deri më 31 mars, i ftuar nga kryetari i Asamblesë Nacionale të Hungarisë, Laszlo Köver.

Delegacioni shqiptar i udhëhequr nga Krasniqi do të përfshijë edhe edhe kryetarët e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, si dhe shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Mehmet Hajrizi dhe këshilltari Skënder Reçica. /albeu.com/

Shtuar më 26/03/2011, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori