Krasniqi vizitë zyrtare në Francë
Kryekuvendari Jakup Krasniqi së bashku me një delegacion nga Kuvendi i Kosovës do të niset sot në një vizitë zyrtare pesë ditëshe në Francë.

Në përbërje të delegacionit të Kuvendit të Kosovës, përveç kryetarit Jakup Krasniqi do të jenë edhe Sabri Hamiti e Petar Miletiq, nënkryetarë të Kuvendit , Albin Kurti, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Flora Brovina, anëtare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Mehmet Hajrizi, shef i Kabinetit të KryetaritKuvendit të Kosovës dhe Skender Reçica, këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Thuhet se gjatë kësaj vizite ky delegacion do të vizitojë Asamblenë Nacionale të Francës dhe do të marrë pjesë në seancë plenare, sikurse do të ketë takim me Bernard Accoyer, kryetar i Asamblesë Nacionale të Francës, si dhe me kryetarë të grupeve të deputetëve e komisioneve të Asamblesë.

Shtuar më 01/11/2011, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori