Krasniqi vizitë pune në SHBA
Jakup Krasniqi, Foto: Koha
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi do të vizitojë SHBA-në, me ftesë të KomisionitKongresit të SHBA-së për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë.


Gjatë kësaj vizite, kryekuvendari Krasniqi do të takohet me John Boehner, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarët e KomisionitKongresit të SHBA-së për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë, kongresistët: Drier, Price, Engel, Schmidt, Peters, Aderholt, Meeks, Smith and Hastings, pastaj me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, z. Philip T. Reeker dhe presidentin e NDI-së, z. Ken Wollack. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2012, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori