Krasniqi uron presidentin Bamir Topi
Pëlqej
Jakup Krasniqi, Foto: Koha
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi uroi presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Në mesazhin e urimit dërguar presidentit Topi thuhet “Dëshiroj t’ju përcjell përshëndetjet e mia më miqësore dhe, me këtë rast, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe në emrin tim t'ju uroj Juve dhe popullit të Republikës së Shqipërisë, Ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin”.

“Në këtë ditë feste, kujtojmë dhe nderojmë me respektin më të thellë të gjithë ata atdhetarë dhe luftëtarë shqiptarë, që me aftësi e mençuri të rrallë dhe me veprën e tyre të pavdekshme, i kthyen shqiptarëve shtetin dhe identitetin kombëtar”, thuhet në urim.

Krasniqi më tej vlerëson se nëntori i sivjetmë shënoi edhe një ngjarje me rëndësi kombëtare për shqiptarët, liberalizimin e vizave, që bëri të mundur lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në shtetet Bashkimit Evropian.

“Uroj që nëntori i ardhshëm Shqipërinë ta gjejë të integruar në Bashkimin Evropian. Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë për Ju dhe për popullin e Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e urimit.
Shtuar më 27/11/2010, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori