Krasniqi uron Boehner për zgjedhjen e tij në krye të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka uruar John Boehner me rastin e zgjedhjes së tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Përmes një telegrami urimi Krasniqi shprehet se marrëdhëniet midis ShteteveBashkuara të Amerikës dhe Kosovës jane të shkëlqyera.


"Në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe nderin e madh t'ju shpreh urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta me rastin e rizgjedhjes Tuaj, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShteteveBashkuara Amerikës, duke ju dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të mëdha në krye të këtij institucioni të lartë.
Shfrytëzoj këtë rast t'ju shpreh kënaqësinë time për bashkëpunimin midis Dhomës së Përfaqësuesve të ShteteveBashkuara dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (House Democracy Partnership - HDP), si një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale midis ShteteveBashkuara të Amerikës dhe Kosovës.", thuhet ne telegramin e urimit. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2013, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori