U kthye nga Italia dhe rezultoi pozitiv, spitali i Lushnjës bën gati karantinat

Minstira e Shëndetësisë ka konfirmuar 15 raste të prekura nga koronavirusi në vend, teksa një prej tyre rezulton të jetë një 79 vjeccar nga Lushnja.

Mësohet se i moshuari është paraqitur në spital pas disa simptomave që ditët e fundit sa po vinin dhe i shtoheshin. I moshuari ka shfaqur probleme të rënda me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë një ditë më parë dhe vetëm dje analizat treguan se ishte pozitiv.

Pas konfirmimit të këtij rasti, i janë marrë kampione gjaku edhe familjarëve të të moshuarit, si dhe personave të ngushtë me të cilët ai dyshohet se ka pasur kontakte. Imoshuari mësohet se ishte ktyer nga Italia, dhe më pas është shoqëruar me shumë persona.

Ndërkohë, edhe në qytetin e Lushnjës janë marrë masa për të bërë të mundur mospërhapjen e koronavirusit, që tashmë po merr shtrirje të gjerë në vend.

Mësohet se në Spitalin e Lushnjës janë përgatitur dy dhoma karantinë, të cilët do të shërbejnë për çdo rast që mund të paraqitet ditët në vijim. Po ashtu, është bërë i mundur edhe dezinfektimi i çdo ambienti në këtë qytet.


Shtuar 12.03.2020 10:16