Krasniqi takon delegacionin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, priti sot delegacionin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (FFGJ), nënkryetarin Rainer Milkoreit dhe drejtorin për Marrëdhënie me Jashtë, Markus Weidneer, të cilën po qëndrojnë në Kosovë për vazhdimin e licencimit të trajnerëve me licenca ‘C’ dhe ‘B’, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe administratës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), projekt përmes të cilit FFGJ-ja ndihmon futbollin kosovar.

Ministri Krasniqi e falënderoi nënkryetarin Milkoreit për mbështetjen që FFGJ-ja ka dhënë dhe po jep për futbollin kosovar. Ai tha se edhe në futboll Gjermania është një partner strategjik i Kosovës, dhe këtë e ka dëshmuar deri tash.

Ministri theksoi se është prej objektivave të MKRS-së, përveç ndërkombëtarizimit është edhe zhvillimi i sportit, duke ngritur kapacitetet në menaxhim të federatave dhe klubeve. Kjo tha, Ministri Krasniqi do ta gjejë Kosovën të gatshme që në momentin e pranimit të jetë e gatshme që krahas tjerave të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Gjithashtu ai përmendi se prej aspekteve strategjike që ka MKRS-ja është edhe puna me gjeneratat e reja duke krijuar kushte sa më të mira për të nxjerrë maksimumin e talentëve të rinj.

Ndërkaq nënkryetari i FFGJ-së, Rainer Milkoreit, falënderoi ministrin për pritje dhe gatishmërinë e përkrahjen që ai po jep për futbollin dhe theksoi se po e ndjenë atë që shteti i Kosovës po bën për futbollin, konkretisht ndihmën dhe përkrahjen që po e jep për FFK-në. “Po e ndjej që këtu shteti po e ndihmon FFK-në, gjë që nuk ndodhë në vendet tjera.”, u shpreh Milkoreit.
Shtuar më 20/11/2013, ora 18:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori