Krasniqi takim me përfaqësues të forumeve rinore
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka zhvilluar një takim me përfaqësues të forumeve rinore të partive politike shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Në qendër të diskutimeve ishte organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, për të shënuar 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Ministri Krasniqi e vlerësoi si një iniciativë të mirë bashkimin e forumeve rinore, për të dhënë kontribut në shënimin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo tha ministri, do të pasurojë edhe më shumë gjithë atë agjendën zyrtare të aktiviteteve për të shënuar këtë përvjetor, dhe shtoi se kështu merr edhe një jehonë edhe më të madhe festa gjithëkombëtare shqiptare, njofton zyra për informim e MKRS.

Ai i ka njoftuar përfaqësuesit në lidhje me agjendën që Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë përgatitur për këtë përvjetor, por tha se ekziston një vullnet nga të dyja palët, që kjo agjendë të plotësohet, por edhe të përkrahen edhe aktivitete tjera, jashtë kësaj agjende, por që e madhështojnë festën. Ministri Krasniqi, që njëherësh është edhe kryetar Rinisë Demokratike të Kosovës, i njoftoi mysafiret me përgatitjet dhe aktivitetet që pritet të organizohen dhe ofroi përkrahjen e plotë të tij për idetë që do të dalin nga forumet. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2012, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori